Bota

Anija me ndihma që shkonte në Gaza sulmohet me dronë në ujërat ndërkombëtare pranë Maltës

- Koalicioni i Flotiljes së Lirisë i bëri thirrje Maltës të përmbushë "detyrimin e saj për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë e një anije civile në rrezik" siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar detar

Ikrame Imane Kouachi  | 02.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Anija me ndihma që shkonte në Gaza sulmohet me dronë në ujërat ndërkombëtare pranë Maltës

Ankara

ANKARA (AA) - Koalicioni i Flotiljes së Lirisë ka njoftuar se një anije civile që transportonte ndihmë humanitare për Gazën është vënë në shënjestër në një sulm me dronë derisa lundronte në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit të Maltës, transmeton Anadolu.

"Në orën 00:23 me kohën e Maltës, një anije e Flotiljes së Lirisë iu nënshtrua një sulmi me dronë. Pjesa e përparme e anijes u vu në shënjestër dy herë, duke rezultuar në një zjarr dhe çarje në trupin e anijes", tha koalicioni.

Koalicioni tha se "qeveria malteze ende nuk i është përgjigjur sinjalit SOS nga kjo anije humanitare civile".

Koalicioin i "Flotiljes së Lirisë" i bëri thirrje Maltës të përmbushë "detyrimin e saj për të vepruar dhe për të garantuar sigurinë e një anije civile në rrezik" siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar detar.

Flotilja thuhet se ishte në rrugë drejt Gazës duke transportuar ndihma humanitare në një përpjekje për të sfiduar bllokadën izraelite. Burimi i sulmit me dronë nuk është konfirmuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın