Bota

Anija me 13 mijë tonë misër nga Ukraina mbërrin në Itali

Anija "Rojen" me flamur të Maltës e ngarkuar me rreth 13 mijë tonë misër që u nis nga Ukraina ka mbërritur në destinacionin e saj në portin Ravenna të Italisë

Barış Seçkin  | 13.08.2022 - Përdıtësım : 15.08.2022
Anija me 13 mijë tonë misër nga Ukraina mbërrin në Itali

Romë

Anija "Rojen" me flamur të Maltës e ngarkuar me rreth 13 mijë tonë misër që u nis nga Ukraina ka mbërritur në destinacionin e saj në portin Ravenna të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas marrëveshjes për korridorin e drithit të nënshkruar më 22 korrik në Istanbul mes Türkiyes, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara (OKB), anijet e para të ngarkuara me drithë që u nisën nga Ukraina kanë filluar të mbërrijnë në portet e tyre të destinacionit.

Anija me flamur maltez që u nis më 5 gusht nga porti Chornomorsk i Ukrainës, mbërriti në portin Ravenna në bregdetin e Italisë në Adriatik në orët e vona të natës edhe pak me vonesë për shkak të efektit negativ të kushteve të motit.

Pas ankorimit të anijes në port, ekipet Kimike, Biologjike, Radiologjike dhe Bërthamore (CBRN) të Agjencisë Doganore Italiane morën disa mostra nga misri në pjesën e ngarkesës për të kuptuar nëse ka apo jo ndonjë kërcënim kimik ose rrezatim tek misri i ardhur me anijen. Ngarkesa në anije do të shkarkohet pas rezultateve të testeve që do të kryhen ndaj mostrave.

Bëhet e ditur se në anije ka rreth 13 mijë tonë misër për t'u përdorur kryesisht si ushqim për kafshët.

Sipas mediave italiane, shkarkimi i ngarkesës së anijes do të zgjasë deri më 16 gusht. Theksohet se kjo është anija e parë që mbërrin në Itali pas marrëveshjes për eksportin e drithërave.

Në ditët e ardhshme në Itali pritet që nga Ukraina të mbërrijnë edhe anije të tjera me sojë dhe vaj të papërpunuar luledielli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.