Anija humanitare Madleen me destinacion Gazën mbërrin në portin izraelit Ashdod nën eskortën ushtarake
Forcat izraelite ndërhynë ndaj anijes humanitare mëngjesin e sotëm, duke e devijuar atë nga misioni i saj për të dërguar ndihmë kritike në enklavën e rrethuar palestineze

Ashdod
Anija humanitare Madleen, e ngarkuar me furnizime humanitare jetësore për Gazën, në mbrëmje ka mbërritur në portin izraelit Ashdod nën një eskortë ushtarake, raporton Anadolu.
Forcat izraelite ndërhynë ndaj anijes humanitare mëngjesin e sotëm, duke e devijuar atë nga misioni i saj për të dërguar ndihmë kritike në enklavën e rrethuar palestineze.
Korrespondenti i Anadolu-t tha se anija mbërriti në Izrael nën shoqërimin e anijeve luftarake izraelite.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.