Bota

Anija e ndihmës humanitare me destinacion Gazën shpëtohet nga Malta pas sulmit me dron

Koalicioni i "Flotiljes së Lirisë" tha se sulmi me dron e la anijen pa energji elektrike, duke shkaktuar "rrezik të madh për t'u fundosur"

Ahmet Gençtürk  | 02.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Anija e ndihmës humanitare me destinacion Gazën shpëtohet nga Malta pas sulmit me dron

Atina

Një anije e ndihmës humanitare me destinacion Gazën, me 16 persona në bord, e cila mbeti e dëmtuar nga një sulm me dron, është shpëtuar nga forcat malteze, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi publik TVM, një rimorkiator me pajisje zjarrfikëse i ofroi ndihmë anijes së "Flotiljes së Lirisë" pasi ajo bëri thirrje emergjente për ndihmë.

Koalicioni i "Flotiljes së Lirisë" tha se sulmi me dron e la anijen pa energji elektrike, duke shkaktuar "rrezik të madh për t'u fundosur".

Qeveria malteze njoftoi se një anije patrullimi e Forcave të Armatosura të Maltës gjithashtu u dërgua në vendngjarje pas një kërkese nga rimorkiatori.

"Rreth orës 02:13 të mëngjesit sipas kohës lokale u konfirmua se të gjithë personat në bord ishin të sigurt, por të gjithë refuzuan të largohen nga anija", tha qeveria malteze, duke shtuar se situata u vu nën kontroll rreth orës 03:45.

Anija, e quajtur "Conscience", akoma është në ujërat ndërkombëtare dhe po monitorohet nga autoritetet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.