Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit në New York City
Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve dhe burimeve lokale, anija që mbante një ekuipazh prej 277 personash, goditi kuvertën rrugore të urës, duke lënë të plagosur rëndë disa anëtarë të ekuipazhit

New York
Një anije e Marinës Meksikane në një vizitë ceremoniale në New York është përplasur me Urën e Bruklinit në Manhattan, raporton Anadolu.
Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve dhe burimeve lokale, anija që mbante një ekuipazh prej 277 personash, goditi kuvertën rrugore të urës, duke lënë të plagosur rëndë disa anëtarë të ekuipazhit.
Derisa ura qëndroi e hapur për trafikun e automjeteve, operacionet detare në zonë u pezulluan përkohësisht.
Një hetim për shkakun e përplasjes është duke u zhvilluar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.