Anglia në kërkim të himnit të ri kombëtar
Deputetët në Parlament vendosën që këtë çështje ta diskutojnë në mënyrë të detajuar në një seancë të dytë që do të mbahet më 4 mars

Londër
LONDËR (AA) - Parlamenti anglez ka pranuar propozimin i cili parashikon zgjedhjen e një himni të ri për vendin në ndeshjet sportive, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputeti Toby Perkins nga Partia Laburiste opozitare ka propozuar që për Anglinë të zgjedhet një himn i ri kombëtar, ndryshe nga himni zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Perkins ka kërkuar që himni i ri të zgjedhet në konsultim me qytetarët. "Anglia është një nga komponentët e Mbretërisë së Bashkuar, por në aktivitetet sportive ajo garon e vetme. Për mendimin tim Anglia ka nevojë për një himn që lartëson atë dhe jo Britaninë", deklaroi Perkins.
- Parlamenti do të diskutojë propozimin më 4 mars
Në votimin e sotëm në dhomën e komunave (The House of Commons) e cila është Dhoma e Ulët e parlamentit anglez është pranuar propozimi i Perkins. Gjithashtu deputetët në parlament vendosën që këtë çështje ta diskutojnë në mënyrë të detajuar në një seancë të dytë që do të mbahet më 4 mars.
Nëse në seancën e dytë merret vendim pozitiv atëherë Ministria e Kulturës, Medias dhe Sportit me nismat që do të ndërmarrë në vend do të shqyrtojë mendimet e opinionit publik në lidhje me himnin kombëtarë.
- Kandidon poema “Jerusalemi” e poetit William Blake
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.