Anadolu rinovon marrëveshjet me agjencitë e lajmeve nga Malajzia dhe Indonezia
Marrëveshjet synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin profesional, të lehtësojnë ndarjen më të mirë të informacionit dhe të sigurojnë një shkëmbim të rregullt të përmbajtjeve mediatike mbi zhvillimet rajonale dhe globale
Ankara
Agjencia turke e lajmeve Anadolu ka rinovuar memorandumet e saj të mirëkuptimit (MoU) me agjencinë kombëtare të lajmeve të Malajzisë, Bernama, si dhe agjencinë shtetërore të lajmeve të Indonezisë, Antara, duke përforcuar bashkëpunimin në media dhe ndarjen e përmbajtjeve mediatike, raporton Anadolu.
Marrëveshjet u rinovuan gjatë vizitave të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Malajzi dhe Indonezi, duke forcuar më tej bashkëpunimin mediatik midis agjencive.
Gjatë takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë në Malajzi, ku morën pjesë Erdoğan dhe kryeministri malajzian Anwar Ibrahim, Anadolu dhe Bernama nënshkruan marrëveshjen e rinovuar.
Në kuadër të takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Malajzi ku morën pjesë Erdoğan dhe kryeministri i Malajzisë Anwar Ibrahim, Anadolu dhe Bernama zyrtarizuan marrëveshjen e rinovuar. Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Anadolut, Serdar Karagöz, dhe Shefes Ekzekutive të Bernamas, Nur-ul Afida Kamaludin, nënshkruan dokumentin në ceremoni.
Në mënyrë të ngjashme, gjatë takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Türkiye-Indonezi, Anadolu dhe Antara riafirmuan partneritetin e tyre. Dokumentin gjatë ceremoninë e nënshkruan Karagöz dhe kreu i Antaras, Akhmad Munir.
Marrëveshjet synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin profesional, të lehtësojnë ndarjen më të mirë të informacionit dhe të sigurojnë një shkëmbim të rregullt të përmbajtjeve mediatike mbi zhvillimet rajonale dhe globale. Marrëveshjet gjithashtu kërkojnë të promovojnë ekspertizën e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet agjencive.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
