Bota

Anadolu nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e përmbajtjes me Reuters

“Si agjenci Anadolu, ne kemi përfshirë një tjetër markë të rëndësishme në mesin e partnerëve tanë të biznesit global", tha Yüksel

Burak Bir  | 24.04.2024 - Përdıtësım : 24.04.2024
Anadolu nënshkruan marrëveshje për shpërndarjen e përmbajtjes me Reuters

Londër

Anadolu ka nënshkruar një marrëveshje me degën Screenocean të agjencisë Reuters për shpërndarjen e video përmbajtjeve, transmeton Anadolu.

Marrëveshja e partneritetit u nënshkrua në Londër midis drejtorit të Marketingut dhe Zhvillimit të Biznesit të Anadolu-t, Erman Yüksel dhe drejtorit menaxhues të Screenocean, Ali Blake.

"Si agjenci Anadolu, ne kemi përfshirë një tjetër markë të rëndësishme në mesin e partnerëve tanë të biznesit global", tha Yüksel gjatë ceremonisë.

Ai theksoi se partneriteti me Screenocean, një degë e Reuters që shërben si një platformë e shpërndarjes së foto dhe video përmbajtjeve, do ta bëjë përmbajtjen e Anadolu-t më të dukshme në dokumentarë dhe filma në mbarë botën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.