Bota

Anadolu filmon kampin veror ku humbën jetën 27 fëmijë nga përmbytjet në Teksas

- Të paktën 27 fëmijë dhe një këshilltar humbën jetën ndërsa shtretërit, sendet personale dhe mobiliet në zonën e kampit u përmbytën.

Ajdin Aliji  | 08.07.2025 - Përdıtësım : 09.07.2025
Anadolu filmon kampin veror ku humbën jetën 27 fëmijë nga përmbytjet në Teksas

Shkup

SHKUP (AA) - Kampi historik veror "Camp Mystic" u dëmtua rëndë kur lumi Guadalupe doli nga shtrati në një përmbytje të menjëhershme në shtetin amerikan të Teksasit, raporton Anadolu.

Të paktën 27 fëmijë dhe një këshilltar humbën jetën ndërsa shtretërit, sendet personale dhe mobiliet në zonën e kampit u përmbytën.

Dëmi brenda dhe përreth "Camp Mystic" u filmua nga AA.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe të papritur që filluan më 4 korrik në shtetin jugor të Teksasit në SHBA, lumi Guadalupe në rajonin Kerr doli nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın