Bota

Anadolu dokumenton tunelet dhe burgun poshtë stadiumit të çliruar nga grupi terrorist YPG/SDF në Raqqa të Sirisë

Ushtria Siriane nisi operacion kundër YPG/SDF më 16 janar në zonat në perëndim të lumit Eufrat

Rabia İclal Turan  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Anadolu dokumenton tunelet dhe burgun poshtë stadiumit të çliruar nga grupi terrorist YPG/SDF në Raqqa të Sirisë Foto: Kasim Yusuf/AA

Stamboll

Anadolu kohët e fundit fitoi akses në rrjetin e tuneleve dhe në një burg poshtë një stadiumi që u çlirua së fundmi nga grupi terrorist YPG/SDF në Raqqa të Sirisë, raporton Anadolu.

Më 19 janar, gazetarët e agjencisë turke të lajmeve të shoqëruar nga ushtarë sirianë filmuan rrjetin e tuneleve dhe qelive të burgut të fshehura nën stadiumin "Al-Aswad".

Ushtria Siriane nisi operacion kundër YPG/SDF më 16 janar në zonat në perëndim të lumit Eufrat. Ofensiva më vonë u zgjerua në lindje të lumit me pjesëmarrjen e fiseve lokale arabe, duke e vënë nën kontrollin e qeverisë pjesën më të madhe të territorit të pushtuar më parë nga grupi terrorist.

Një marrëveshje armëpushimi dhe integrimi e arritur midis Damaskut dhe YPG/SDF përfshin tërheqjen e plotë të grupit nga provincat Raqqa dhe Deir ez-Zor në lindje të lumit Eufrat, transferimin e institucioneve publike në Hasakah nën kontrollin e shtetit, autoritetin e qeverisë qendrore mbi të gjitha kalimet kufitare dhe burimet e energjisë dhe integrimin individual të anëtarëve të YPG/SDF në forcat e sigurisë.

Ushtria Siriane mori kontrollin e Raqqas herët të hënën, pasi arriti në kufijtë administrativë të provincës të shtunën vonë, pas operacioneve që detyruan SDF-në të largohej, e cila e kishte kontrolluar zonën që nga viti 2017 me mbështetjen e SHBA-së.

Ministria Siriane e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu një armëpushim katër-ditor me SDF-në, i cili hyri në fuqi në orën 8 të mbrëmjes sipas orës lokale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.