Anadolu Agency në kufirin Azerbajxhan-Armeni, skena e përleshjeve
Një nga oficerët që mbron pozicionet, kapiteni Penah Mashiyev tha se kanë përforcuar vëzhgimin dhe kontrollin, duke theksuar se nuk do të lejojnë që armiku të hedh asnjë hap në Azerbajxhan

Baku
Vazhdojnë tensionet në kufirin Armeni-Azerbajxhan megjithëse konflikti i ditëve të fundit është pezulluar. Ekipi i Anadolu Agency (AA) filmoi njërën nga pozicionet e Azerbajxhanit ndaj të cilit Armenia mes datave 12-16 zhvilloi sulme për të marrë nën kontroll lartësirat strategjike në kufi.
Ushtarët azerbajxhanas të cilët mbajnë patrulla përballë pozicioneve armene, janë duke pritur me vëmendje të madhe për t'iu kundërpërgjigjur sulmeve të mundshme.
Ushtarët të cilët zbrapsën sulmet e ushtrisë armene, përfshirë edhe të shtënat artilerike, çdo moment vëzhgojnë të gjitha lëvizjet përtej kufirit.
Lëvizshmëria më e vogël i transmetohet komandës nga ushtarët e Azerbajxhanit të pajisur me armët dhe mjetet më moderne të vëzhgimit.
Shihet se ushtarët janë të përgatitur dhe me motivim të lartë. Nuk ka asnjë problem në lidhje me pajisjet dhe furnizimin.
- "Forcat armene nuk do të mund të hedhin asnjë hap"
Një nga oficerët që mbron pozicionet, kapiteni Penah Mashiyev tha se kanë përforcuar vëzhgimin dhe kontrollin, duke theksuar se nuk do të lejojnë që armiku të hedh asnjë hap në Azerbajxhan.
Ai potencoi se populli i Azerbajxhanit nuk duhet të shqetësohet. Ai shtoi se motivimi i tyre është rritur dhe janë krenarë nga mesazhet e mbështetjes nga Turqia.
- "Mbështetjen e Turqisë e ndjejmë çdo minutë"
Lejtnant Ulvu Velizade tha se kanë parandaluar provokimin e ushtrisë armene dhe kanë dhënë përgjigjen e nevojshme.
"Armikut nuk i kemi dhënë asnjë truall tokë, nuk do t'i japim. Mbështetja që vjen nga vëllai Turqia e ndjejmë çdo minutë", u shpreh Velizade.
Një tjetër pjesëtar i ushtrisë së Azerbajxhanit, rreshteri Ahmet Agayev tha se ushtria e Azerbajxhanit është e fuqishme dhe se ka lidhje të fortë mes ushtrisë dhe popullit.
Ai tha se gjithmonë janë të gatshëm për të luftuar për integritetin territorial dhe sovranitetin e Azerbajxhanit.
- Mijëra të rinj aplikuan për "shërbim vullnetar ushtarak"
Pas sulmeve të Armenisë, nga mbarë Azerbajxhani arritën aplikime për shërbim vullnetar ushtarak.
Në 2 ditët e fundit rreth 24.000 azerbajxhanas aplikuan për të shërbyer vullnetarisht si ushtarë.
- Armenia u përpoq të sulmonte Azerbajxhanin më 12 korrik
Të dielën e kaluar, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit me zjarr artilerik drejt rajonit kufitar veriperëndimor Tovuz, duke u tërhequr pasi pësoi humbje si rezultat i kundërpërgjigjes nga ushtria azerbajxhanase.
Azerbajxhani e ka fajësuar Armeninë për veprimet "provokuese" ndërsa Turqia mbështet Bakun dhe e ka paralajmëruar Jerevanin se nuk do të hezitojë të qëndrojë kundër çdo sulmi ndaj fqinjit të saj lindor.
Njëmbëdhjetë ushtarë të Azerbajxhanit, përfshirë një gjeneral të lartë dhe një kolonel, u martirizuan në përleshjet ku mbetën të plagosur edhe katër të tjerë.
Përkundër thirrjeve ndërkombëtare për përmbajtje, trupat armene hapën zjarr edhe në zonat e banuara në fshatrat Ağdam dhe Dondar Kuşçu. Një qytetar 76-vjeçar i Azerbajxhanit humbi jetën në sulmet e Armenisë, të cilën Baku zyrtar e ka akuzuar se ka fshehur humbjet.
Që nga viti 1991, ushtria armene ka pushtuar në mënyrë të paligjshme rajonin e Malësisë së Karabakut që është një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme si dhe vendimet e shumë organizatave ndërkombëtare, i referohen aktit si pushtim i paligjshëm dhe kërkojnë tërheqjen e forcave armene nga Malësia e Karabakut dhe nga 7 rajone të tjera të okupuara të Azerbajxhanit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.