Bota

Ambasadorja e Shqipërisë në Ankara, Kadzadej, merr pjesë në votimin "Fotot e Vitit" të AA-së

Kadzadej shqyrtoi 112 fotografi në 6 kategori, të bëra nga fotoreporterët dhe reporterët e AA-së në vitin 2025, që patën jehonë në Turqi dhe në mbarë botën

Gökhan Çeliker  | 19.01.2026 - Përdıtësım : 19.01.2026
Ambasadorja e Shqipërisë në Ankara, Kadzadej, merr pjesë në votimin "Fotot e Vitit" të AA-së Foto: Didem Mente / AA

Ankara

Ambasadorja e Shqipërisë në Ankara, Blerta Kadzadej mori pjesë në votimin "Fotot e Vitit" të organizuar nga Agjencia Anadolu (AA), në të cilën përfshihen fotografi të ngjarjeve të rëndësishme të shënuara në vitin 2025.

Në konkursin e sponsorizuar nga lifebox, AJet dhe ROKETSAN, Kadzadej shqyrtoi 112 fotografi në 6 kategori, të bëra nga fotoreporterët dhe reporterët e AA-së në vitin 2025, që patën jehonë në Turqi dhe në mbarë botën.

Në kategorinë "Lajm", Kadzadej votoi për fotografinë "Festime" të bërë në Siri nga Emin Sansar; në kategorinë "Gaza: Uria", për fotografinë e Moiz Salhi që përshkruan urinë në Gaza; në kategorinë "Portret" fotografinë "Mehmet Aga" të Hasan Belal; në kategorinë "Sport", fotografinë "Notari" të Mehmet Futsi; në kategorinë "Jeta e egër dhe Mjedisi" fotografinë "Patterned" të Seyit Konyali dhe në kategorinë "Jeta e Përditshme", foton "Fëmijët janë fëmijë kudo" të Fareed Kotb.

Pas votimit, Kadzadej deklaroi se donte të vizitonte pllajën Karagol në rrethin Tarakli të Sakaryas, e cila paraqitet në fotografinë e Seyit Konyali, duke shtuar se preferencat lidheshin me lidhjen e krijuar me fotografinë.


- Votimi i "Fotografive të Vitit" i AA-së

Këtë vit konkursi i organizuar nga AA që nga viti 2012, përfshin katër kategori kryesore: "Lajme", "Jeta Natyrore dhe Mjedisi", "Sporti" dhe "Jeta e Përditshme" si dhe dy kategori të veçanta të titulluara "Gaza: Uria" dhe "Portret".

Pjesëmarrësit në votimin e mbajtur në të gjithë botën me titra të disponueshme në turqisht dhe anglisht mund të votojnë për sa foto të dëshirojnë.

Votimi do të vazhdojë deri të dielën më 15 shkurt, në orën 17:00 në faqen e internetit "yilinkareleri.aa.com.tr".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.