Ambasadori izraelit në SHBA kërcënon me sulme të reja ndaj liderëve të Hamasit
Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter kërcënoi me sulme të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit, duke pretenduar se ata do të "arrijnë qëllimet e tyre" herën tjetër, edhe pse këtë herë nuk i arritën

Ankara
Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter kërcënoi me sulme të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit, duke pretenduar se ata do të "arrijnë qëllimet e tyre" herën tjetër, edhe pse këtë herë nuk i arritën, transmeton Anadolu.
Ambasadori Leiter gjatë një transmetimi në "Fox News" komentoi sulmin e Izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në Katar. Kur u pyet për dënimet dhe kritikat nga disa vende për sulmin ndaj Katarit, Leiter tha se Tel Avivi do t'i "kapërcejë këto kritika".
Kur prezantuesi i "Fox News" e pyeti nëse ata kanë "arritur apo jo qëllimet e tyre në sulmin ndaj ekipit negociator të Hamasit në Doha", Leiter kërcënoi me sulme të reja, duke thënë se "Nëse jo këtë herë, do të vrasin liderët e Hamasit herën tjetër".
Ushtria izraelite nisi dje sulm me avionë luftarakë ndaj ndërtesës ku ndodhej ekipi negociator i Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Hamasi tha se ekipi i tij udhëheqës i ka mbijetuar atentatit izraelit dhe se në sulm u vranë djali i anëtarit të Byrosë Politike të Hamasit, Khalil al-Hayyah, katër anëtarë të Hamasit dhe një oficer policie nga Katari.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.