Bota

Ambasadori i SHBA-së në Izrael takohet me spiunin e dënuar për Izraelin, Jonathan Pollard

Sekretarja për mediat në Shtëpinë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se administrata nuk kishte qenë në dijeni të takimit, por theksoi se "presidenti qëndron pranë ambasadorit tonë"

Asiye Latife Yılmaz  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Ambasadori i SHBA-së në Izrael takohet me spiunin e dënuar për Izraelin, Jonathan Pollard

Istanbul

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee në korrik në ambasadën amerikane në Kuds u takua me Jonathan J. Pollard, një amerikan që vuajti 35 vjet burg për shkak të spiunazhit për Izraelin, raportoi të enjten "The New York Times", transmeton Anadolu.

Pollard konfirmoi takimin për gazetën, duke vënë në dukje se ishte hera e parë në një dekadë që një zyrtar amerikan e kishte pritur atë brenda një ndërtese qeveritare amerikane që nga lirimi i tij.

Ai e përshkroi takimin si "një takim miqësor", por zyrtarët amerikanë thanë për "The New York Times" se Huckabee e mbajti atë jashtë orarit të tij publik dhe se shefi i stacionit të CIA-s në Izrael ishte alarmuar për zhvillimin e takimit.

Pollard tha se e falënderoi Huckabee-n për mbështetjen e lirimit të tij, duke vënë në dukje se ish-kandidati republikan për president mbrojti lirinë e tij vite më parë. Ai tha se nuk kishte keqardhje për spiunazhin për Izraelin, duke pretenduar se SHBA-ja ia mbajti të fshehtë inteligjencën Izraelit dhe e kritikoi ashpër presidentin Donald Trump si: "Një i çmendur që na ka shitur fjalë për fjalë në mënyrë të dëmshme, për arin saudit".

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë dhe dy persona të informuar mbi çështjen thanë se administrata nuk ishte informuar paraprakisht për takimin Huckabee-Pollard dhe se zyrtarët e lartë u alarmuan kur mësuan më vonë se kishte ndodhur.

Sekretarja për mediat në Shtëpinë së Bardhë, Karoline Leavitt tha të enjten se administrata nuk kishte qenë në dijeni të takimit, por theksoi se "presidenti qëndron pranë ambasadorit tonë".

Pollard, 71-vjeç u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1987 për spiunazh për Izraelin në një rast të madh spiunazhi të Luftës së Ftohtë, i parë nga shumë amerikanë si tradhtar, por i pranuar nga disa izraelitë si hero. Pas lirimit me kusht në vitin 2015 ai u transferua në Izrael, ku kryeministri Benjamin Netanyahu e priti në aeroport.

Arsyeja pse Huckabee dhe këshilltari i tij i lartë David Milstein ranë dakord të takoheshin me Pollardin mbetet e paqartë, megjithëse të dy kanë kërkuar të ndërtojnë lidhje me krahun e djathtë të Izraelit, me të cilin Pollard identifikohet ngushtë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın