Bota

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë gjendet i vdekur jashtë një hoteli në Paris

Ndërsa besohet se diplomati 58-vjeçar mund të jetë hedhur nga kati i 22-të, autoritetet kanë hapur hetim

İlayda Çakırtekin  | 30.09.2025 - Përdıtësım : 30.09.2025
Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë gjendet i vdekur jashtë një hoteli në Paris

Stamboll

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë është gjetur i vdekur sot jashtë një hoteli në Paris, pasi thuhet se është hedhur nga kati i 22-të i ndërtesës, raportojnë mediat franceze, transmeton Anadolu.

Pasi u raportua i zhdukur të hënën, Nkosinathi Emmanuel Mthethwa është gjetur i vdekur jashtë hotelit "Hyatt" në Paris, kanë konfirmuar prokurorët për të përditshmen "Le Parisien".

Ndërsa besohet se diplomati 58-vjeçar mund të jetë hedhur nga kati i 22-të, autoritetet kanë hapur hetim.

Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, Ambasada e Afrikës së Jugut në Paris ende nuk ka lëshuar deklaratë për incidentin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın