Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Ambasadori amerikan paralajmëron Izraelin kundër "aneksimit të njëanshëm"

“Veprimi i njëanshëm para se puna e komisionit të përfundojë vë në rrezik planin dhe mundësinë e SHBA-ve për të njohur aneksimin”, tha Friedman

Davut Demircan   | 10.02.2020
Ambasadori amerikan paralajmëron Izraelin kundër "aneksimit të njëanshëm"

Ankara

Ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ka paralajmëruar ligjvënësit izraelitë kundër votimit të njëanshëm të aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor nën okupim, ku ka vendbanime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Friedman në rrjetin e tij social twitter shkroi se puna në një hartë gjithëpërfshirëse së pari duhet të bëhet nga një komision i përbashkët izraelito-amerikan.

“Veprimi i njëanshëm para se puna e komisionit të përfundojë, vë në rrezik planin dhe mundësinë e SHBA-ve për të njohur aneksimin”, tha Friedman.

Komentet e ambasadorit amerikan ishin një sqarim i qartë i vërejtjeve të bëra më parë se “Izraeli nuk ka pse të presë për të aneksuar vendbanimet e paligjshme hebraike”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 28 janar prezantoi të ashtuquajturën “Marrëveshja e Shekullit”, e cila i referohet Kudsit si “kryeqytet i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi shumë pjesë të Bregut Perëndimor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın