Politikë, Bota, Shkencë dhe Teknologji

Aliyev: Türkiye, garantues i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon

Aliyev tha se firma Baykar së shpejti do të hapë një qendër në Azerbajxhan për prodhimin e avionëve

Gökhan Ergöçün  | 29.04.2023 - Përdıtësım : 30.04.2023
Aliyev: Türkiye, garantues i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon

Istanbul

Türkiye është garantuesi i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë, tha sot presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, raporton Anadolu.

Duke folur në ngjarjen e madhe të teknologjisë TEKNOFEST në Türkiye, Aliyev theksoi se Türkiye është bërë një vend me ndikim në botë gjatë 20 viteve të fundit.

Ai vuri në dukje se Türkiye dhe Azerbajxhani janë gjithmonë bashkë dhe miq.

Duke përmendur luftën e vendit me Armeninë në rajonin e Karabakut vitin e kaluar, ai tha se Türkiye e mbështeti Azerbajxhanin nga fillimi deri në fund të luftës.

Duke përgëzuar Selçuk Bayraktarin, kreun e Fondacionit T3, organizatorin e TEKNOFEST-it dhe shefin e teknologjisë së firmës turke të aviacionit Baykar, Aliyev tha se Baykar së shpejti do të hapë një qendër në Azerbajxhan për prodhimin e avionëve.

Aliyev gjithashtu drejtoi makinën elektrike indigjene të Türkiyes, modelin “T10X” të TOGG-ut në këtë ngjarje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın