Bota

Algjeri, 15 kandidatë për zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet presidenciale në Algjeri do të mbahen më 18 prill, në vazhdën e një krize politike nga shkaku i rikandidimit të presidentit aktual Abdelaziz Bouteflika i cili udhëheq vendin që nga viti 1999

Abdel Razek Abdallah, Hamdi Yıldız  | 04.03.2019 - Përdıtësım : 04.03.2019
Algjeri, 15 kandidatë për zgjedhjet presidenciale

Algjeri

Në mesnatë ka skaduar afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Algjeri, ku janë gjithsej 15 kandidatë të cilët do të garojnë për postin e numrit një të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet presidenciale në Algjeri do të mbahen më 18 prill, në vazhdën e një krize politike nga shkaku i rikandidimit të presidentit aktual Abdelaziz Bouteflika i cili udhëheq vendin që nga viti 1999.

Opozita por edhe mijëra protestues, kundërshtojnë kandidaturën e 82 vjeçarit Bouteflika i cili gjashtë vjet më parë pësoi një goditje në tru e cila e bën që rrallë të shfaqet në publik.

Bouteflika ndodhet në një spital zviceran në Gjenevë, për çka kandidaturën e tij e dorëzoi shefi i fushatës së tij zgjedhore Abdulgani Zalan mbrëmë.

Fakti që Bouteflika nuk dorëzoi personalisht kërkesën për kandidim, shkaktoi polemika shtesë në Algjeri.

Zalan deklaroi mbrëmë se Bouteflika është i gatshëm që në rast fitoreje, vitin e ardhshëm të shpallë zgjedhje të parakohshme ku nuk do të kandidojë.

Dje, partia më e madhe islame në Algjeri, Lëvizja e Forcave të Paqes u tërhoq nga gara presidenciale për zgjedhjet e 18 prillit.

Vendimi ka të bëjë me një protestë për rikandidimin e Bouteflikas, ndërsa një vendim të njëjtë mori edhe kandidati i pavarur Ghani Mahdi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın