Bota

'Al-Quds' njofton se shënjestroi automjetin ushtarak pranë Gazës

Kjo erdhi pasi skadoi afati i caktuar nga grupet palestineze të rezistencës për tërheqjen e forcave izraelite nga Al-Aksa dhe lagja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të pushtuar

Mustafa M. M. Haboush  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 11.05.2021
'Al-Quds' njofton se shënjestroi automjetin ushtarak pranë Gazës Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Brigadat 'Al-Quds', krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, ka bërë të ditur se ka shënjestruar një automjet ushtarak izraelit me një raketë Kornet në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, 'Al-Quds' tha se sulmi kundër pozicionit ushtarak izraelit në lindje të Gazës ishte i suksesshëm.

Më herët, Abu Ubaida, një zëdhënës i Brigadave 'Al-Quds', tha se "tani po fillojnë një sulm me raketa kundër armikut në Kudsin e pushtuar".

Kjo erdhi pasi skadoi afati i caktuar nga grupet palestineze të rezistencës për tërheqjen e forcave izraelite nga Al-Aksa dhe lagja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të pushtuar.

Grupet palestinez me ultimatum ndaj Izraelit për të tërhequr forcat nga Al-Aksa

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se një raketë anti-tank e lëshuar nga Rripi i Gazës goditi një automjet, duke lënë të plagosur një kolon izraelit.

Deklarata tha se i plagosuri është dërguar në një spital dhe këshilloi izraelitët të përmbahen nga hyrja në zonat e ndaluara.

Më herët gjatë ditës, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 palestinezë u plagosën kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.