Aktori spanjoll fitues i Oscar, Javier Bardem, e krahason ushtrinë izraelite me nazistët
Bardem, fitues i çmimit Oscar, ndau në llogarinë e tij në Instagram, platformë e mediave sociale me seli në SHBA, një video të një snajperi të ushtrisë izraelite që synonte një fëmijë palestinez

Istanbul
Aktori spanjoll, Javier Bardem, ndau në mediat sociale pamjet e një snajperi të ushtrisë izraelite që qëllon një fëmijë palestinez, duke e krahasuar ushtrinë izraelite me nazistët, transmeton Anadolu.
Bardem, fitues i çmimit Oscar, ndau në llogarinë e tij në Instagram, platformë e mediave sociale me seli në SHBA, një video të një snajperi të ushtrisë izraelite që synonte një fëmijë palestinez.
Duke reaguar ndaj videos, e cila tregon gëzimin e snajperit izraelit në regjistrimin e këtyre momenteve, Bardem në anglisht dhe spanjollisht theksoi se:
"Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë naziste. A e mbani mend Amon Göth në Listën e Schindlerit? Ai ishte një oficer sadist i SS-ve që qëllonte të burgosurit nga ballkoni i tij vetëm për qejf. Ai përfaqësonte banalitetin e së keqes dhe pandëshkueshmërinë e mizorisë brenda një rendi ushtarak shtypës".
"Sot, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) zbatojnë të njëjtën logjikë terrori dhe dehumanizimi kundër popullit palestinez", shtoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.