Bota

Aktivizohet sistemi i mbrojtjes ajrore në Tel Aviv

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen

Ajdin Aliji  | 17.06.2025 - Përdıtësım : 17.06.2025
Aktivizohet sistemi i mbrojtjes ajrore në Tel Aviv

Shkup

Aktivizohet sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit mbi Tel Aviv, ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen, pas një serie lëshimesh raketash dhe paralajmërimeve për sulme të mëtejshme, raporton Anadolu.

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme ndërsa numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë u rrit në 224.

Më tej u tha se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende përfshirë Turqia, dënuan sulmet e Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın