Bota

Aktivistët pro-palestinezë shkruajnë me ngjyrë të kuqe "autorë" në ndërtesën e kryeministrisë së Gjermanisë

Një anëtare e organizatës "Peacefully Against Genocide", tha se eksporti i armëve në një vend "gjenocidal" nuk mund të pranohet

Dzihat Aliju  | 18.11.2025 - Përdıtësım : 18.11.2025
Aktivistët pro-palestinezë shkruajnë me ngjyrë të kuqe "autorë" në ndërtesën e kryeministrisë së Gjermanisë Foto: Halil Sağırkaya / AA

Shkup

Aktivistët pro-Palestinë nga grupi "Peacefully Against Genocide" (Paqësor Kundër Gjenocidit) kanë shkruar fjalën "Täter" (autorë) me ngjyrë të kuqe në ndërtesën e kryeministrisë Federale në Berlin, duke protestuar kundër vendimit të Gjermanisë për të hequr kufizimet në eksportet e armëve në Izrael, raporton Anadolu.

Ata lanë gjithashtu gjurmë duarsh të kuqe në mur, duke bërë që policia të zbatojë masa sigurie në përgjigje të protestës.

Elsa, një anëtare e organizatës "Peacefully Against Genocide", tha se eksporti i armëve në një vend "gjenocidal" nuk mund të pranohet.

"Ne kërkojmë që qeveria federale të ndalojë mbështetjen për Izraelin dhe të ndalojë shpërndarjen e armëve. Ne nuk duam që qeveria jonë, në emrin tonë, të mbajë anën e autorëve të gjenocidit", shtoi Elsa.

Qeveria gjermane kishte vendosur të hiqte kufizimet e vendosura në eksportet e armëve në Izrael për shkak të sulmeve të tij në Gaza, sipas raporteve.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i tha Agjencisë Gjermane të Mediave të hënën se njoftimi i 8 gushtit në lidhje me eksportet e caktuara të armëve në Izrael nuk ishte më i vlefshëm për shkak të "rrethanave të ndryshuara" dhe se kufizimet do të hiqen nga 24 nëntori.

Eksportet e armëve të Gjermanisë në Izrael kanë qenë prej kohësh të diskutueshme dhe objekt i sfidave ligjore nga grupet e të drejtave të njeriut dhe banorët e Gazës.

Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR), e cila mbështeti paditësit në veprimet e tyre ligjore, ka thënë vazhdimisht se autorizimi i Berlinit për eksportet e armëve në Izrael shkeli marrëveshjet ndërkombëtare që Gjermania nënshkroi, përfshirë Konventën e Gjenevës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit.

Që nga tetori i vitit 2023, gati 69.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 170.700 të tjerë janë plagosur në luftën gjenocidale të Izraelit që e shkatërroi enklavën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın