Aktivistët kërkojnë marrëveshje për pengjet me Gazën në protestë jashtë Konsullatës së SHBA-së në Tel Aviv
Gjatë demonstratës, aktivistët, që vizatuan një litar ekzekutimi dhe shkruan frazën “Mundësia e fundit” në gjuhën angleze, shfaqën fotografi të pengjeve dhe mbajtën pankarta që kërkonin veprime të menjëhershme për ti sjellë ata në shtëpi

Tel Aviv
Një grup aktivistësh që kërkonin një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza, organizuan një protestë jashtë Konsullatës së SHBA-së në Tel Aviv, duke vizatuar një litar ekzekutimi para ndërtesës dhe duke shkruar frazën “Mundësia e fundit” në gjuhën angleze, raporton Anadolu.
Gjatë demonstratës, aktivistët shfaqën fotografi të pengjeve dhe mbajtën pankarta që kërkonin veprime të menjëhershme për ti sjellë ata në shtëpi.
Personeli i sigurisë ishte i pranishëm derisa protesta zhvillohej para ndërtesës diplomatike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.