Aksidenti rrugor në Ugandë vret të paktën 46 persona, disa automjete të përfshira
Një aksident rrugor fatal në Ugandë, që përfshinte disa automjete, përfshirë autobusë, ka marrë jetën e të paktën 46 personave

Ankara/Stamboll
Një aksident rrugor fatal në Ugandë, që përfshinte disa automjete, përfshirë autobusë, ka marrë jetën e të paktën 46 personave, transmeton Anadolu.
“Në kohën e aksidentit, disa viktima u gjetën pa ndjenja dhe disa mund të jenë përfshirë gabimisht në numrin fillestar të viktimave”, tha policia e Ugandës, pasi më herët numri i personave të vdekur u tha se ishte 63.
Policia tha se po bashkëpunon ngushtë me ekipet e shëndetit dhe emergjencës për të siguruar përditësime në kohë dhe të sakta teksa situata po zhvillohet.
Policia njoftoi se aksidenti ndodhi në orën 12:15 me kohën lokale në fshatin Kitaleba përgjatë autostradës Kampala-Gulu.
Në aksident u përfshinë dy autobusë, një kamion dhe një automjet i tipit SUV.
Policia u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u bëri thirrje shoferëve të "ushtrojnë kujdes maksimal në rrugë".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.