Bota

Aksident rrugor në Indi, 14 të vdekur, përfshirë 6 fëmijë

Aksidenti në Pratapgarh, rreth 170 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Lucknow, ndodhi kur automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas në një kamion

Ekip   | 20.11.2020
Aksident rrugor në Indi, 14 të vdekur, përfshirë 6 fëmijë

Delhi

Të paktën 14 persona, përfshirë 6 fëmijë, kanë humbur jetën në shtetin verior indian Uttar Pradesh pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti në Pratapgarh, rreth 170 kilometra nga kryeqyteti i shtetit Lucknow, ndodhi kur automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas në një kamion në autostradën Prayagrap-Lucknow të enjten vonë.

Shefi i policisë së qarkut Anurag Arya për AA tha se: "Viktimat po ktheheshin pasi morën pjesë në një martesë në një fshat aty afër".

"Automjeti u fut nën kamion nga prapa i cili ishte parkuar anash në autostradë", shtoi ai. Fëmijët që humbën jetën ishin të gjithë nga mosha 7 deri në 15 vjeç.

Kryeministri i Uttar Pradesh-it, Yogi Adityanath, teksa shprehu pikëllimin për incidentin, u kërkoi zyrtarëve të siguronin të gjithë ndihmën e mundshme për viktimat.

Kompensim prej 200 mijë rupi indian (2.700 dollarë) është njoftuar për familjet e viktimave, thuhet në deklaratën nga zyra e kryeministrit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın