Agjentët federalë përplasen me protestuesit në Illinois
Përplasja ndodhi pasi protestuesit bllokonin hyrjen e një automjeti që transportonte të ndaluar në një objekt të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE) në Broadview

Broadview
Agjentët federalë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit jashtë objektit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE) në Illinois, raporton Anadolu.
Përplasja ndodhi pasi protestuesit bllokonin hyrjen e një automjeti që transportonte të ndaluar në një objekt të ICE-së në Broadview.
Demonstrata 12-orëshe u organizua kundër operacioneve të zgjeruara të zbatimit të ligjeve të imigracionit, pjesë e operacionit “Midway Blitz” të presidentit Donald Trump, një aksion i gjerë i goditjes ndaj emigrantëve në zonën e Çikagos.
Aktivistët u mblodhën jashtë objektit për të dënuar operacionet, duke kërkuar fundin e ndalimeve dhe deportimeve masive. Protesta u përshkallëzua kur demonstruesit tentuan të bllokonin një automjet transporti, duke detyruar agjentët federalë të ndërhyjnë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.