Bota

Agjencitë globale të lajmeve shprehin shqetësim për sigurinë e gazetarëve në Gaza

AFP-ja, AP-ja, Reutersi dhe BBC-ja thonë se janë "thellësisht të alarmuar" nga kërcënimi i urisë me të cilin përballen gazetarët

İlayda Çakırtekin  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Agjencitë globale të lajmeve shprehin shqetësim për sigurinë e gazetarëve në Gaza

Stamboll

Agjencitë globale të lajmeve, si AFP, AP, Reuters dhe BBC, kanë shprehur sot shqetësim për sigurinë e gazetarëve të tyre në Gaza, duke i kërkuar Izraelit të sigurojë hyrjen dhe daljen e tyre të sigurt, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar në rrjetet sociale, mediat thanë: "Jemi të shqetësuar jashtëzakonisht për gazetarët tanë në Gaza, të cilët gjithnjë e më shumë e kanë të pamundur ta ushqejnë veten dhe familjet e tyre. Për shumë muaj, këta gazetarë të pavarur kanë qenë sytë dhe veshët e botës në terren në Gaza. Ata tani po përballen me të njëjtat rrethana të tmerrshme si ata që po mbulojnë".

Mediat thanë gjithashtu se janë "thellësisht të alarmuar" nga kërcënimi i urisë me të cilin përballen gazetarët.

"Ne edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë gazetarët të hyjnë dhe të dalin nga Gaza. Është thelbësore që furnizimet e mjaftueshme me ushqim të arrijnë te njerëzit atje", shtuan ato.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın