Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Kërkesa globale e naftës do të rritet 6 për qind më 2021

Kërkesa e gjysmës së parë u rishikua me rritje, por vlerësimi për gjysmën e dytë ka rënë për shkak të fushatave të ngadalta të vaksinimit në ekonomitë e vendeve që nuk janë pjesë e OECD-së

Sibel Morrow  | 11.06.2021 - Përdıtësım : 11.06.2021
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Kërkesa globale e naftës do të rritet 6 për qind më 2021

Ankara

Kërkesa globale e naftës parashikohet të rritet 6 për qind këtë vit dhe pritet të kthehet në nivelet parapandemike deri në fund të vitit 2022, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj mujor të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia përshtati kërkesën me rritje për gjysmën e parë të vitit, megjithatë, ajo rishikoi vlerësimin e saj për gjysmën e dytë për shkak të fushatave të ngadalta të vaksinimit në ekonomitë e vendeve që nuk janë pjesë e OECD-së, sipas IEA-së.

Në qershor, kërkesa për naftë parashikohet të ketë një rritje domethënëse me 2,5 milionë fuçi në ditë në bazë mujore, një nga rritjet më të mëdha mujore të regjistruara në vitin e kaluar, tha agjencia.

Duke theksuar se pjesa më e madhe e rritjes do të jete te karburantet e transportit, si benzina ​​dhe kerozina në Indi, SHBA dhe konsumatorët e tjerë të mëdhenj të naftës, agjencia tha se fushatat e vaksinimit në Evropë dhe Amerikën e Veriut, të cilat përbëjnë 40 për qind të kërkesës globale të naftës, kanë mbështetur rritjen.

Kërkesa pritet të rritet po ashtu me 1,2 milion fuçi në ditë në bazë mujore në korrik dhe 1 milion fuçi në ditë në bazë mujore në gusht, pasi sezoni i pushimeve verore të Hemisferës Veriore mbështet shtimin e udhëtimeve, shtoi IEA.

Megjithatë, agjencia paralajmëroi se rritja e fundit e rasteve të COVID-19 në vende të ndryshme si Argjentina, Brazili, India, Malajzia dhe Tajlanda shërben si një kujtesë se pandemia nuk ka mbaruar dhe se rënie të mëtejshme të kërkesës pritet të ketë në vendet me imunitet të ulët të virusit.

Në vitin 2021, konsumi më i lartë parashikohet të jetë në rajonin e Paqësorit-Azisë me 35,7 milionë fuçi në ditë, ndjekur nga Amerikat me 30,3 milionë fuçi dhe Evropa me 13,7 milionë fuçi.

- Rritet furnizimi global

IEA tha se furnizimi global i naftës u rrit me 970.000 fuçi në ditë në maj për të shkuar në 94,28 milionë fuçi në ditë për shkak të furnizimit më të lartë nga vendet jashtë OPEC-ut dhe përpjekjeve mujore të rregullimit të OPEC+.

Prodhimi i naftës bruto të OPEC-ut arriti 25,43 milionë fuçi në ditë në maj, duke regjistruar një rritje prej 370.000 fuçish në ditë krahasuar me muajin e kaluar.

Prodhimi i vendeve jashte OPEC-ut gjithashtu regjistroi një rritje prej gati 510.000 fuçi në ditë për të shkuar në 63,51 milion fuçi në ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın