Bota

Agjencia Kadastrale e Kosovës i kalon në pronësi 24 hektarët Manastirit të Deçanit

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vendimi për t’i dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit është jo i drejtë, por, kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Agim Sulaj  | 20.03.2024 - Përdıtësım : 20.03.2024
Agjencia Kadastrale e Kosovës i kalon në pronësi 24 hektarët Manastirit të Deçanit

Prishtinë

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka konfirmuar se Manastiri i Deçanit ka pranuar certifikatën e rregullt kadastrale që konfirmon regjistrimin në emrin e saj të 24 hektarëve tokë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, transmeton Anadolu.

"Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi të konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur", thuhet në njoftimin e Dioqezës Rashkë-Prizren.

Vendimi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës vjen pasi kryeministri Albin Kurti më 13 mars urdhëroi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që 24 hektarë tokë t'i regjistrohen Manastirit të Deçanit.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vendimi për t'i dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit është jo i drejtë, por, kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill 2024.

Gjatë javës së kaluar, emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, pas takimit me krerë të shtetit, tha se Kosova ka edhe dy kushte për anëtarësim në KiE, formimin e Ascociacionit dhe shpronësimin e tokave në veri.

Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht i kishte kërkuar Kosovës që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.