Agjencia e OKB-së bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza në përvjetorin e dytë të luftës izraelite
Që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 67.100 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë

Stamboll
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës në përvjetorin e dytë të luftës shkatërruese, transmeton Anadolu.
"Dy vjet luftë në Gaza. Dy vjet shumë gjatë", tha agjencia përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X.
Agjencia theksoi domosdoshmërinë e lirimit të të gjithë pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë dhe heqjen e rrethimit izraelit për të siguruar "një rrjedhë standarde të ndihmës humanitare dhe furnizimeve tregtare" nën një mekanizmi të OKB-së.
"Tani është koha për një armëpushim", tha agjencia.
Që nga 7 tetori 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 67.100 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Bombardimet e pamëshirshme e kanë bërë enklavën pothuajse të pabanueshme dhe kanë çuar në zhvendosje masive, uri dhe përhapje të sëmundjeve.
Delegacionet izraelite dhe të Hamasit filluan negociata indirekte në Sharm el-Sheikh të Egjiptit të hënën për të diskutuar planin 20-pikësh të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili kërkon lirimin e pengjeve izraelite brenda 72 orëve nga miratimi i Izraelit, një armëpushim dhe çarmatimin e Hamasit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.