Bota

Afrikë e Jugut, qyteti më i madh Johannesburgu përballet me mungesën e ujit

Johannesburgu po përballet me mungesën e ujit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, rrufeve dhe shpërthimit të tubacioneve të ujit

Murat Özgür Güvendik  | 12.03.2024 - Përdıtësım : 14.03.2024
Afrikë e Jugut, qyteti më i madh Johannesburgu përballet me mungesën e ujit

Johannesburg

Qyteti më i madh në Republikën e Afrikës së Jugut, Johannesburgu po përballet me mungesën e ujit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, rrufeve dhe shpërthimit të tubacioneve të ujit, raporton Anadolu.

Johannesburgu, me një popullsi prej 6 milionë banorësh ku mungesa e ujit është bërë pjesë e jetës së përditshme në 10 ditët e fundit, cilësohet si zemra e ekonomisë së vendit dhe rajonit.

Kriza e ujit filloi me defektin për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në njësinë e pompimit të ujit në rezervuarin e ujit "Ranburg" dhe arriti kulmin javën e kaluar kur një tjetër njësi uji mbeti jashtë funksioni si pasojë e goditjes nga rrufeja dhe pasi shpërthyen disa nga tubacionet e vjetra që dërgonin ujin në qytet.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetari i AA-së, ekipet e Administrimit të Ujërave në Johannesburg po punojnë intensivisht për eliminimin e defekteve, por pritet që ndërprerjet e ujit të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın