Bota

Afrikë, 5 fshatra hynë në listën e OKB-së për "Fshatin më të mirë turistik"

Në deklaratën e UNWTO-së thuhet se 44 fshatra nga 32 vende të ndryshme të botës janë renditur si fshati më i mirë turistik në votimin ku konkurruan gjithsej 174 fshatra

Gökhan Kavak  | 03.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Afrikë, 5 fshatra hynë në listën e OKB-së për "Fshatin më të mirë turistik"

Stamboll

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) ka renditur 5 fshatra në Afrikë si "Fshati më i mirë i Turizmit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UNWTO) thuhet se 44 fshatra nga 32 vende të ndryshme të botës janë renditur si fshati më i mirë turistik në votimin ku konkurruan gjithsej 174 fshatra.

Në Afrikë, Le Morne dhe Old Grand Port në Mauritius, Nkotsi në Ruanda, Olergesailie në Kenia dhe Wonchi në Etiopi u përmendën në listë.

Në votim nga Turqia hynë në listë rrethi Tarakli i Sakaryas dhe fshati Mustafapaşa i Nevşehirit.

Në kuadër të programit të iniciuar nga UNWTO në maj 2021, në përzgjedhjen e fshatrave janë marrë parasysh çështje të tilla si zakonet lokale, trashëgimia kulturore, burimet natyrore, mjedisi dhe siguria e komuniteteve.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.