Bota

Afrikë, 175 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me COVID-19

Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.186 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.444.619 numrin e rasteve, ndërsa me 175 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 34.758.

Adam Abu-bashal  | 25.09.2020 - Përdıtësım : 25.09.2020
Afrikë, 175 të vdekur dhe mbi 8 mijë raste të reja me COVID-19

Abuja

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.444.619 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.186 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.444.619 numrin e rasteve, ndërsa me 175 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 34.758.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.283, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.835 dhe në Algjeri 1.956 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 667.049 raste, Egjipti me 110.099 dhe Maroku me 102.513 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.190.140.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın