Bota

Afrika e Jugut mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

"Marrëveshja e armëpushimit është një hap i parë i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës humanitare", thuhet në deklaratën nga Ministria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit

Murat Özgür Güvendik  | 16.01.2025 - Përdıtësım : 16.01.2025
Afrika e Jugut mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

Cape Town

Republika e Afrikës së Jugut ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit thuhet se "Afrika e Jugut mirëpret marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit pas sulmeve të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura ndaj Izraelit dhe sulmit gjenocidal 15-mujor të Izraelit në Gaza".

"Marrëveshja e armëpushimit është një hap i parë i rëndësishëm drejt përfundimit të krizës humanitare me të cilën përballen 2.3 milionë palestinezë në Rripin e Gazës, të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e ka konsideruar një rast të arsyeshëm gjenocidi", thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratën ku paraqitet thirrja e Afrikës së Jugut për "zbatimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme që garanton mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut si të palestinezëve ashtu edhe të izraelitëve", thuhet se armëpushimi duhet të përbëjë bazën për një paqe të drejtë që përfshin vendosjen të një shteti palestinez të afërt, të pavarur dhe të jetueshëm.

Më tej tërhiqet vëmendja për faktin se Izraeli i përcaktuar si një "fuqi pushtuese" duhet të respektojë vendimin e GJND-së për çështjen e gjenocidit.

"Ka nevojë për ndihma humanitare urgjente dhe në shkallë të gjerë për të siguruar ndihmë për civilët në Gaza. Duhet të hiqen menjëherë dhe pa kushte të gjitha pengesat për dërgimin e ndihmës humanitare dhe civilëve duhet t'u sigurohet qasje e pakufizuar në ushqimin bazë, ujë, strehim dhe shërbimet shëndetësore", thuhet gjithashtu në deklaratë.

Njoftimi për arritjen e armëpushimit erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit kundër Gazës, i cili me mbështetjen e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur më shumë se 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.