Afrika e Jugut do të tërheq trupat nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Kongo pas 27 vjetësh
Afrika e Jugut është ndër 10 kontribuuesit kryesorë të trupave në MONUSCO, duke dislokuar aktualisht më shumë se 700 ushtarë për të mbështetur mandatin paqeruajtës të misionit
Stamboll
Afrika e Jugut do të tërheq trupat e saj nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos (MONUSCO) pas 27 vjetësh, me tërheqjen që pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, transmeton Anadolu.
Presidenca e Afrikës së Jugut njoftoi se gjatë një bisede telefonike më 12 janar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenti Cyril Ramaphosa tha se tërheqja e Afrikës së Jugut udhëhiqet nga “nevoja për konsolidimin dhe rindërtim të burimeve” të Forcës Kombëtare të Mbrojtjes së Afrikës së Jugut (SANDF).
Afrika e Jugut është ndër 10 kontribuuesit kryesorë të trupave në MONUSCO, duke dislokuar aktualisht më shumë se 700 ushtarë për të mbështetur mandatin paqeruajtës të misionit.
Në njoftimin e presidencës thuhet se Afrika e Jugut do të bashkëpunojë me OKB-në për të finalizuar planin e tërheqjes, përfshirë afatet kohore dhe detaje të tjera kyçe.
Pretoria po ashtu do të ruajë lidhje të ngushta me Kongon dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet shumëpalëshe të Komunitetit të Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC), Unionit Afrikan (AU) dhe OKB-së për të sjellë paqe të qëndrueshme në vend.
Grupi rebel M23, i cili ka qenë në qendër të konfliktit në Kongon lindore, kontrollon territore të rëndësishme, përfshirë kryeqendrat provinciale Goma dhe Bukavu, të cilat i mori më herët gjatë vitit 2025.
Qeveria e Kongos, OKB-ja dhe aktorë të tjerë akuzojnë Ruandën fqinje për mbështetje ndaj M23-së, akuza që Kigali i mohon.
Javën e kaluar në Katar, Kongoja dhe koalicioni rebel AFC/M23 nënshkruan një marrëveshje për monitorimin e kushteve të armëpushimit, të mbështetur nga SHBA-ja, Unioni Afrikan dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si pjesë e procesit të paqes të ndërmjetësuar nga Doha, që synon t’i japë fund konfliktit në lindje të vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
