Bota

Afrikë e Jugut, shënohet 102-vjetori i lindjes së Nelson Mandelës

Mandela kaloi 27 vjet në burg për shkak se kritikoi autoritetet lidhur me aparteidin ndërsa ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2013 në moshën 95 vjeçare

Adam Abu-bashal  | 19.07.2020 - Përdıtësım : 20.07.2020
Afrikë e Jugut, shënohet 102-vjetori i lindjes së Nelson Mandelës

Cape Town

Me një sërë manifestimesh në Republikën e Afrikës së Jugut është shënuar 102-vjetori i lindjes së liderit të luftës kundër ndarjes racore (aparteidit) Nelson Mandela, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), nuk pati festime masive për ditëlindjen e 102-të të Mandelës këtë vit. Presidenti i vendit, Cyril Ramaphosa foli përmes video-konferencës me fëmijët pa prindër nga jetimorja, së bashku lexuan libra dhe kujtoi se sa rëndësi i kushtoi Mandela arsimit.

"Rinia jonë është e ardhmja jonë. Nëse vendi ynë do të bëhet një nga historitë e suksesit në botë, nëse do të ngrihet nga hiri i aparteidit, do të varet në masë të madhe nga mënyra sesi ne e edukojmë rininë. Fëmijët e sotëm janë udhëheqës nesër, dhe arsimi është një armë kryesore për përgatitjen e fëmijëve për të ardhmen", është një fragment nga një nga librat e Mandelës që presidenti u lexoi fëmijëve.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Nelson Mandelës në rajone të ndryshme të Afrikës së Jugut, të varfërve u është shpërndarë ushqim, veshmbathja si dhe mjete për dezinfektim.

Nelson Mandela lindi në vitin 1918 ndërsa jetën e tij ia kushtoi luftës për liri dhe barazi racore.

Me vendim të Kombeve të Bashkuara, Dita e Nelson Mandelës është shënuar zyrtarisht që nga viti 2009. Mandela kaloi 27 vjet në burg për shkak se kritikoi autoritetet lidhur me aparteidin ndërsa ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2013 në moshën 95 vjeçare.

Pasi u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe i pari me ngjyrë i Republikës së Afrikës së Jugut, Mandela nuk filloi rrugën e hakmarrjes por gjithashtu u bë edhe president i të bardhëve dhe kështu fitoi simpatinë e publikut në të gjithë botën.

Pasi ardhjes në pushtet, Mandela tha se paqja është një kategori sovrane dhe se ai nuk do të lejojë fushata hakmarrëse për shkak të dekadave të shtypjes së popullatës me ngjyrë. Konfirmimi se ai nuk kultivon urrejtje dhe synime hakmarrëse ishte emërimi i kryeministrit të fundit të regjimit racist, Frederick Willem de Klerk, në pozicionin e zëvendës presidentit.

Mandela dhe De Klerk në vitin 1993 morën çmimin Nobel për Paqe ndërsa pas përfundimit të mandatit të tyre pesë-vjeçar, Mandela nuk u kandidua përsëri në zgjedhjet presidenciale. Ai u pasua nga Thabo Mbeki.

Mandela e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke bërë fushata kundër varfërisë dhe SIDA-s, nga e cila humbi jetën djali i tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın