Bota

Afganistani nuk do të adresohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Duke cituar zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, CNN raportoi se stafi i Isaczai-t i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ai nuk do të mbajë fjalim në seancën e 76-të

Servet Günerigök  | 27.09.2021 - Përdıtësım : 28.09.2021
Afganistani nuk do të adresohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Foto: AA/Arkiv

Washington

Asnjë përfaqësues nga Afganistani nuk pritet të adresohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori aktual i Afganistanit në OKB, Ghulam Isaczai, i cili përfaqëson qeverinë e mëparshme para kontrollit të talebanëve me vendin, ishte parashikuar që të adresohet sot para udhëheqësve botëror.

Por CNN, duke cituar zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, raportoi se stafi i Isaczai-t i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se ai nuk do të mbajë fjalim në seancën e 76-të.

Javën e kaluar, talebanët i dërguar një letër OKB-së duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme dhe emëruan zëdhënësin Suhail Shaheen si ambasador të OKB-së.

Mes mosmarrëveshjeve se kush do të përfaqësojë Afganistanin në organin ndërkombëtar, në letrën drejtuar zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së talebanët thanë se Afganistani nuk duhet të përfaqësohet në OKB nga ambasadori në qeverinë e ish-presidentit Ashraf Ghani.

Letra u nënshkrua nga Ameer Khan Muttaqi si ministër i jashtëm dhe kërkohej të marrë pjesë në seancën e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 21-27 shtator.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.