Bota

Afganistan, të paktën 90 të vdekur për shkak të përmbytjeve në javën e fundit

Sipas autoriteteve, në 6 rajone në lindje të Afganistanit ka pasur përmbytje të mëdha në javën e fundit

Bilal Güler  | 17.08.2022 - Përdıtësım : 17.08.2022
Afganistan, të paktën 90 të vdekur për shkak të përmbytjeve në javën e fundit Foto: AA/Arkiv

Kabul

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën në javën e fundit për shkak të përmbytjeve që kanë goditur rajonet lindore të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shtetit për Administrimin e Fatkeqësive të qeverisë së përkohshme talebane, Mohammad Neseem Haqqani, në një deklaratë për shtypin tha se në 6 rajone në lindje të Afganistanit ka pasur përmbytje të mëdha në javën e fundit.

Humbje të jetëve janë shënuar nga shirat në rajonet Nangarhar, Paktia, Host, Logar, Maidan Wardak dhe Parwan njoftoi Haqqani, i cili theksoi se për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në javën e fundit kanë humbur jetën të paktën 90 persona dhe se janë plagosur shumë të tjerë.

Më tej, Haqqani u shpreh se për të prekurit nga këto fatkeqësi janë ofruar ndihma ushqimore dhe ndihma të tjera.

Ndërkohë të prekurit nga përmbytjet kanë pretenduar se ndihmat në fjalë janë të pamjaftueshme.

Haqqani ndër të tjera ka informuar se janë dëmtuar gjithashtu edhe qindra shtëpi dhe mijëra dynym tokë bujqësore.

Në një deklaratë të bërë të hënën ishte informuar se 31 persona kishin humbur jetën për shkak të përmbytjeve gjatë dy ditëve në rajonin Parwan.

Sipas të dhënave të ministrisë, mbi 200 njerëz kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të përjetuara në 4 muajt e fundit në të gjithë vendin.

Administrata Meteorologjike e Afganistanit, shpeshherë bën paralajmërime për reshje dhe përmbytje kryesisht në rajonet lindore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın