Afganistan, 7 të vdekur gjatë një sulmi me bombë
Policia e Nimruzit theksoi se bomba u aktivizua kur në këtë pjesë të rrugës kaloi një automjet me civilë
Kabul
Së paku shtatë civilë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në provincën Nimruz, në perëndim të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e Nimruzit njoftoi se bëhet fjalë për një bombë e cila ishte montuar më herët në një rrugë në vendin Hasrud.
Një njoftimin theksohet se bomba u aktivizua kur në këtë pjesë të rrugës kaloi një automjet me civilë.
Nga sulmi humbën jetën të paktën shtatë civilë, ndërsa një u plagos.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.