Bota

Afganistan, 14 persona të vdekur nga përmbytjet

Zëdhënësi i Guvernatorit të Heratit, Jaylani Farhad, në një deklaratë për shtyp tha se reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në rrethin Adrasken të provincës Herat

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 04.05.2021 - Përdıtësım : 04.05.2021
Afganistan, 14 persona të vdekur nga përmbytjet

Kabul

Në provincën Herat në Afganistanin perëndimor, 14 persona humbën jetën në katastrofën e përmbytjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Guvernatorit të Heratit, Jaylani Farhad, në një deklaratë për shtyp tha se reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në rrethin Adrasken të Heratit.

Duke deklaruar se 14 persona humbën jetën në përmbytje, Farhad gjithashtu tha se shumë kafshë u mbytën.

Nga ana tjetër, Farhad deklaroi se kishte një përmbytje në rrethin Uba të Heratit dhe nuk dihet ende nëse kishte ndonjë viktimë.

Duke u shprehur se shumë shtëpi u përmbytën, Farhad tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim vazhdojnë ende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın