Bota

Afganistan, 12 pjesëtarë të sigurisë të vdekur gjatë sulmit të talebanëve

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Jowzjan, Abdul Marouf Azar, tha se sulmi u krye në Bala Hisar, në pjesën qendrore të Aqcha

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 17.06.2020 - Përdıtësım : 17.06.2020
Afganistan, 12 pjesëtarë të sigurisë të vdekur gjatë sulmit të talebanëve

Kabul

Gjatë sulmit të talebanëve në një post-bllok ushtarak në Aqcha, në provincën afgane Jowzjan, kanë humbur jetën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Jowzjan, Abdul Marouf Azar, tha se sulmi u krye në Bala Hisar, në pjesën qendrore të Aqche.

Azar shtoi se kanë humbur jetën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën. Sipas tij, talebanët zunë rob katër pjesëtarë.

Në konfliktin që vijoi pas sulmit, pesë militantë u vranë dhe dhjetë u plagosën. Ai shtoi se në vendin e sulmit u dërguan një numër shtesë njësish, që arriti të detyrojë talebanët të tërhiqen.

Talebanët nuk lëshuan njoftim lidhur me rastin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın