Bota

Afganistan, 11 të vdekur gjatë sulmit mbi një autobus

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit Zabul, Gul Islam Sial, njoftoi se mjeti shpërthyes, i vendosur afër rrugës në distriktin Shahr-e-Safa, është aktivizuar kur në këtë pjesë kaloi një autobus në të cilin gjendeshin civilë

Sayed Khodaiberdi Sadat  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 11.05.2021
Afganistan, 11 të vdekur gjatë sulmit mbi një autobus

Kabul

Gjatë shpërthimit të bombës të vendosur afër rrugës në provincën Zabul, Afganistan, kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 28 janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit Zabul, Gul Islam Sial, njoftoi se mjeti shpërthyes, i vendosur afër rrugës në distriktin Shahr-e-Safa, është aktivizuar kur në këtë pjesë kaloi një autobus në të cilin gjendeshin civilë.

Kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa 28 janë plagosur, tha Sial, i cili shtoi se në mesin e të vdekurve gjenden edhe fëmijë.

Ministria e Punëve të Brendshme përgjegjës për sulmin i konsideron talebanët.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Talebanët njoftuan se gjatë tre ditëve të Bajramit, në mes të muajit maj, në Afganistan do të ketë armëpushim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın