Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit goditet nga disa sulme me dronë
Abdullah Al-Rajhi, zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kuvajtit, tha se aeroporti “iu nënshtrua disa sulmeve me dronë, por nuk u raportuan viktima”
Stamboll
Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është shënjestruar nga disa sulme me dronë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin e radarit, transmeton Anadolu.
Abdullah Al-Rajhi, zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kuvajtit, tha për agjencinë e lajmeve KUNA se aeroporti “iu nënshtrua disa sulmeve me dronë, por nuk u raportuan viktima”.
Al-Rajhi shtoi se sulmi shkaktoi “dëme të mëdha në sistemin e radarit të aeroportit,” duke theksuar se ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë ndaj incidentit.
Prej gati një muaji, SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer një ofensivë ajrore ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe në aviacion.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
