Aeroporti Heathrow në Londër mbyllet deri në mesnatë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike
Mbyllja e aeroportit Heathrow vjen pasi një zjarr në një nënstacion elektrik në perëndim të Londrës la shumë shtëpi pa energji elektrike
Londër
Aeroporti Heathrow i Londrës do të qëndrojë i mbyllur deri në mesnatën e sotme për shkak të zjarrit që shpërtheu në një nënstacion elektrik në rajon dhe ndërprerjes së mëvonshme, transmeton Anadolu.
Aeroporti është mbyllur pasi një zjarr shpërtheu në një qendër nënstacioni elektrik që furnizon aeroportin, duke shkaktuar një "ndërprerje të konsiderueshme të energjisë elektrike", njoftoi aeroporti në një deklaratë.
Në deklaratë iu rekomandua të gjithë pasagjerëve që të mos udhëtojnë në aeroport. "Për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, Heathrow do të jetë i mbyllur deri në orën 23:59 më 21 mars", theksoi deklarata.
Mbyllja e aeroportit Heathrow vjen pasi një zjarr në një nënstacion elektrik në perëndim të Londrës la shumë shtëpi pa energji elektrike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
