Bota

Aeroporti "Ben Gurion" i Izraelit evakuohet për shkak të sirenave pas lëshimit të raketave nga Irani

Pasagjerët në aeroportin "Ben Gurion" të Izraelit në Tel Aviv u evakuuan sot në strehimore pasi sirenat u dëgjuan pas lëshimit të raketave nga Irani

Mohammad Sıo  | 23.03.2026 - Përdıtësım : 23.03.2026
Aeroporti "Ben Gurion" i Izraelit evakuohet për shkak të sirenave pas lëshimit të raketave nga Irani

Kuds

Pasagjerët në aeroportin "Ben Gurion" të Izraelit në Tel Aviv u evakuuan sot në strehimore pasi sirenat u dëgjuan pas lëshimit të raketave nga Irani, transmeton Anadolu.

Sipas mediave izraelite, ushtria izraelite tha se alarmet u aktivizuan në zona të gjera të Izraelit jugor dhe qendror pasi u zbuluan raketa që lëshoheshin nga Irani. Kanali 12 raportoi se shpërthime u dëgjuan në Izraelin qendror gjatë përpjekjeve për të kapur një raketë hyrëse.

Të gjithë pasagjerët në aeroportin "Ben Gurion" u zhvendosën në strehimore pas alarmeve, tha transmetuesi. Gazeta "Haaretz" pretendon se raketa mund të ketë patur municione të tipit thërrmues.

E përditshmja "Israel Hayom" raportoi se mbetjet e raketave dëmtuan një ndërtesë në qytetin jugor të Ashkelonit.

Gazeta shtoi se fragmente ranë gjithashtu në vendbanimin e paligjshëm të Yad Mordechai në Izraelin jugor, pa shkaktuar lëndime ose dëme materiale, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar.

Shërbimi i emergjencës i Izraelit MDA tha se nuk ka marrë raportime për viktima.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar të ndizet që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani mbi 1.340 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet dhe aviacionin global.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın