Bota

Aeroportet e Dubait përballen me sfida operative për shkak të kushteve të pafavorshme të motit

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë regjistruan reshjet më të mëdha të shiut në vend në 75 vitet e fundit

Ahmed Asmar  | 17.04.2024 - Përdıtësım : 17.04.2024
Aeroportet e Dubait përballen me sfida operative për shkak të kushteve të pafavorshme të motit

Dubai

Autoriteti i aeroporteve të Dubait tha sot se po përballen me "sfida operative" për shkak të kushteve të vazhdueshme të pafavorshme të motit që kanë përfshirë vendin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), aeroportet e Dubait thanë se pasagjerët po përballen me vështirësi për të arritur në aeroport, ndërsa të tjerët nuk mund të largohen nga aeroporti për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të rrugës.

Autoriteti gjithashtu këshilloi pasagjerët të mos vijnë në aeroporte, përveç nëse është absolutisht e nevojshme, për shkak të kushteve të paprecedentë të motit. "Fluturimet vazhdojnë të vonohen dhe devijohen. Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat e tyre ajrore përkatëse për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit", shtohet në deklaratë.

Po ashtu theksohet se aeroportet e Dubait "po punojnë shumë në kushte shumë sfiduese për të rikuperuar operacionet sa më shpejt të jetë e mundur". Të martën, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve tha në një deklaratë se EBA këtë javë regjistruan reshjet më të mëdha të shiut në vend në 75 vitet e fundit.

Kushtet e motit shkaktuan ndërprerje në mjetet e transportit drejt dhe nga aeroportet në të gjithë EBA-në.

Komiteti Kombëtar i EBA-së për Menaxhimin e Emergjencave u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të largohen nga shtëpia vetëm në rast nevoje ekstreme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın