Bota

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në brigjet izraelite mes përforcimit ushtarak amerikan në rajon

Aeroplanmbajtësja amerikane Gerald R. Ford mbërriti sot në brigjet e Izraelit, raportojnë mediat izraelite

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout  | 27.02.2026 - Përdıtësım : 27.02.2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë mbërrin në brigjet izraelite mes përforcimit ushtarak amerikan në rajon

Stamboll

Aeroplanmbajtësja amerikane Gerald R. Ford, më e madhja në botë, mbërriti sot në brigjet e Izraelit, sipas medias izraelite "Channel 12", transmeton Anadolu.

Ushtria amerikane nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Thuhet se mbërritja e aeroplanmbajtëses erdhi pasi 20 avionë amerikanë të furnizimit me karburant zbarkuan në Izrael të enjten në mbrëmje.

Autoriteti Izraelit i Transmetimeve kishte raportuar më parë mbërritjen e katër avionëve amerikanë të furnizimit me karburant KC-46A Pegasus në aeroportin "Ben Gurion" pranë Tel Avivit.

Raportet thonë se mbërritjet janë pjesë e një forcimi ushtarak amerikan në rajon, për shkak të mundësisë së një sulmi ushtarak kundër Iranit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın