Aeroplani i Trumpit kthehet në SHBA për shkak të "problemit elektrik" gjatë rrugës për në Davos
Aeroplani i presidentit Trump u detyrua të kthehej në SHBA menjëherë pas ngritjes të martën vonë, ndërsa po shkonte drejt Davosit të Zvicrës, për shkak të një "problemi të vogël elektrik"
Washington
Aeroplani i presidentit amerikan Donald Trump u detyrua të kthehej në SHBA menjëherë pas ngritjes të martën vonë, ndërsa po shkonte drejt Davosit të Zvicrës, për shkak të asaj që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një "problem të vogël elektrik", transmeton Anadolu.
"Pas ngritjes, ekuipazhi i AF1 (Air Force One) identifikoi një problem të vogël elektrik. Për shkak të kujdesit të tepruar, AF1 po kthehet në bazën e përbashkët 'Andrews'. Presidenti dhe ekipi do të hipin në një avion tjetër dhe do të vazhdojnë për në Zvicër", shkroi llogaria e Reagimit të Shpejtë e Shtëpisë së Bardhë të Trumpit në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.
Trumpi po udhëtonte për në Davos për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Para se të nisej, ai u tha gazetarëve se "Ky do të jetë një udhëtim interesant. Nuk kam ide se çfarë do të ndodhë, por ju jeni të përfaqësuar mirë".
