Bota

Aeroplani i shefit të Pentagonit bën ulje emergjente në Mbretërinë e Bashkuar

“Aeroplani bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një çarjeje në xhamin e përparmë të aeroplanit”, tha zëdhënësi i Pentagonit

Muhammed Yasin Güngör  | 15.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
Aeroplani i shefit të Pentagonit bën ulje emergjente në Mbretërinë e Bashkuar Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Një aeroplan që mbante sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë një ulje emergjente në Mbretërinë e Bashkuar teksa kthehej nga një takim i NATO-s, transmeton Anadolu.

“Gjatë rrugës së kthimit për në SHBA nga takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, aeroplani i Sekretarit të Luftës Hegseth bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një çarjeje në xhamin e përparmë të aeroplanit”, shkroi zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se aeroplani u ul sipas procedurave standarde dhe të gjithë personat në bord janë të sigurt.

“Gjithçka mirë. Falë Zotit. Vazhdo misionin”, shkroi Hegseth në rrjetet sociale.

Hegseth mori pjesë në takimin në Bruksel, i cili u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.