Bota

Adoleshentes britanike që u bashkua me DEASH-in do t’i revokohet nënshtetësia

Begum ishte 15-vjeçe kur ajo dhe tre shokë të saj udhëtuan për në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist në Raqqa. Atje u martua me një luftëtarë holandez dhe lindi dy fëmijë, të cilët kanë vdekur

Ekip  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
Adoleshentes britanike që u bashkua me DEASH-in do t’i revokohet nënshtetësia

Londër

LONDËR (AA) - Një adoleshentes britanike, e cila u bashkua me grupin terrorist DEASH-in në vitin 2015, do t’i revokohet nënshtetësia pas kërkesës ndaj qeverisë për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Shamima Begum ishte 15-vjeçe kur ajo dhe tre shokë të saj udhëtuan për në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist në Raqqa. Atje u martua me një luftëtarë holandez dhe lindi dy fëmijë, të cilët kanë vdekur.

“Familja është shumë e zhgënjyer me synimin e Zyrës së Shtëpisë, urdhrin për të privuar Shamima-n nga nënshtetësia e saj”, tha avokatja e familjes, Begun Tasnime Akunjee në llogarinë e saj në twitter.

“Ne po i konsiderojmë të gjitha rrugët ligjore për të sfiduar këtë vendim”, shkroi ajo.

Begum, tani 19-vjeçe, iku në kampin e refugjatëve al-Hawl në Idlib dhe lindi një fëmijë të tretë të dielën para se të jepte një intervistë për Sky News, ku ajo kërkoi nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të kishte keqardhje dhe ta lejonte atë të kthehej.

“Po shpresoja se ndoshta për hir të fëmijës tim të më lënë të kthehem. Sepse nuk mund të jetoj përgjithmonë në këtë kamp. Me të vërtetë nuk është e mundur”, tha Begum.

Ajo theksoi se nuk ishte anëtare aktive e DEASH-it.

“Kur shkova në Siri, isha vetëm një amvise, të gjitha katër vitet qëndroja në shtëpi, kujdesesha për burrin tim dhe për fëmijët e mi. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë. Unë kurrë nuk kam bërë propagandë, kurrë nuk kam inkurajuar njerëzit që të vijnë në Siri”, tha Begum.

Sekretari britanik i shtetit, Sajid Javid, ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje të kthimit nga luftëtarët britanikë dhe se nëse ata do të kenë sukses në kthimin e tyre do të përballen me ndjeke penale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın